PreshevaPRESS

Zyra e FSHF-së për Luginën e Preshevës fillon seleksionimin e talentëve të rinj

Zyra Rajonale e Fedaratës Shqiptare të Futbollit për Luginën e Preshevës ka filluar seleksionimin e talentëve të rinj për grupmoshat U15, U14 dhe U13.


Kjo zyre përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin shoqëror facebook, ka njoftuar se nga data 12.11.2021 seleksionimet kanë filluar edhe në Zyrën Rajonale të Lugines Presheves për grupmoshën U 15 , U 14, U 13 që janë mbajtur në Fshatin Tërnoc dhe do të vazhdojnë javën e ardhshme në Qytetin e Preshevës.

Në seleksionime ishin të pranishëm 50 lojtarë të datëlindjes 2008, 2009 dhe 2010, ku janë përcjell nga afer nga 2 trajneret Nagip Jakupi dhe Faruk Nazifi.

“Oganizimi i Përfaqësueseve Rajonale është shumë i rëndësishëm për të mbajtur nën monitorim të gjithë elementët cilësorë për përzgjedhjen më të mirë për ekipet Kombëtare” thuhet në të njejtim njoftim.

Ju kujtojm se Zyra Rajonale e Lugines Presheves pas seleksionimeve do të udhëtoj të zhvilloj ndeshje zyrtare në Turneun e Federates mes Zonave Rajonale të Shqipris.

ARTIKUJT E NGJASHËM

ZIDANE FLET PËR TË ARDHMEN E BALE

PreshevaPRESS

Arsenali synon transferimin e Marcelos pas deklaratave të tij për largim nga Reali

PreshevaPRESS

“Sane te Bayern Munich? Do ta mallkoja veten, po të ndikoja tek ai”

PreshevaPRESS