Zbulohet varianti i dytë i COVID në Britaninë e Madhe, edhe më shumë i transmetueshëm

Një mutacion tjetër i virusit COVID-19 është zbuluar ditën e mërkurë në Angli. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore, teksa ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock në një deklaratë për shtyp tha se miliona familje janë urdhëruar që të qëndrojnë mbyllur në juglindje të Londrës.


“Kemi pikasur dy raste të një varianti tjetër të ri të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, të dy rastet janë raste që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut gjatë javëve të shkuara.

Ky variant i ri është shumë shqetësues pasi është akoma dhe më shumë i transmetueshëm dhe me sa duket ka pësuar një mutacion të mëtejshëm nga varianti që u zbulua një javë më parë në Britani. Kemi marrë masat për të karantinuar rastet dhe do të vendosim kufizime për sa i përket udhëtimeve nga Afrika e Jugut. Kushdo që ka udhëtuar ose ka pasur kontakt me dikë që ka mbërritur nga Afrika e Jugut duhet të karantinohet menjëherë”, tha ministri i Shëndetësisë.

Anglia zyrtarisht ditën e mërkurë është futur në një mbyllje të plotë në 48 orë. Mutacioni i ri i COVID është zbuluar nga disa ekspertë të Sage. Ekspertët thonë se mutacioni i dytë i COVID po përhapet me shpejtësi në Londër dhe në të gjithë Anglinë Lindore.

Mutacioni i ri i coronavirusit, që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Danimarka dhe Italia,  të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Forcat ajrore ukrainase: Kemi rrëzuar 35 dronë rusë

PreshevaPRESS

SHBA nis një anije me pajisje për ndërtimin e portit në Gazë

PreshevaPRESS

‘Jam i ri, i pashëm dhe energjik’, Joe Biden nis fushatën politike

PreshevaPRESS