Vuçiq: Ora policore nga e marta fillon në ora 18:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sonte në televizionin Pink tha se masa e parë do të është shkurtimi i orës policore me fillim nga dita e marte, e që do të fillojë nga ora 18:00 e mbrëmjes dhe do të vazhdojë deri në orën 05:00 të mëngjesit.


“Unë mund t’ju them tani që javën e ardhme, nga ora 18:00 e mbrëmjes së të martes, pensionistët do të mundë të zgjedhin orën e tyre kur dëshirojnë të ecin. Tri ditë në javë ata do të kanë mundësi ta bëjnë këtë shëtitje, e martë, e premte dhe e diel. Nëse kjo do të shkojë në rregull ne do të shkojmë tutje që të mundësojmë pensionistëve të shetisin çdo ditë” tha Vuçiq.

“Unë do t’i nxisja të gjithë punëtorët e ndërtimeve që të martën të fillojnë të punojnë në punët e tyre, të fillojnë të punojnë. Ne do të hapim pothuajse të gjitha dyqanet artizanale. Hapja e dyqaneve të tjera është planifikuar pas 27 prill, deri në 300 metra katror, përveç atyre në qendrat tregtare”, tha Vucic, duke shtuar se sallonet, sallonet e bukurive dhe palestrat do të hapen pas datës në fjalë./Nova

ARTIKUJT E NGJASHËM

Qeveria e Kosovës ka ndarë 31,530.00 euro për KKSH-në

PreshevaPRESS

KKSH themelon Komisionin për vlerësimin e projekteve arsimore, përkrahet edhe nga opozita

PreshevaPRESS

Dokument / Moskordimi brenda PVD-së ishte shkaku i dështimit të seancës së KKSH-së të shtunën e kaluar

PreshevaPRESS