Ushqimet që mund t’i përgatisni fëmijës 7 deri në 9 muajsh

Për një fëmijë të moshës 7 deri në 9 muajsh ju mund të filloni të bëni pure pak më të trasha me më shumë përbërës.


Mos harroni të futni përbërës të rinj herë pas here dhe të kombinoni ushqimet të cilat e dini që nuk i bëjnë alergji fëmijës suaj.

Ju gjithashtu mund të shtoni mish dhe proteina të tjera në këtë fazë, ose edhe më herët nëse pediatri juaj është dakord.

Pure kungulli. Kjo është një recetë e lehtë dhe sezonale, dhe përmban beta karoten, kalium dhe hekur. Grini një sasi të madhe dhe ruajeni në porcione një-she në akull, në mënyrë që ta keni për më vonë.

Pure me spinaq dhe me patate të ëmbël të bardhë. Ky kombinim i thjeshtë i spinaqit me pataten e ëmbël i jep fëmijës një dozë të shëndetshme me kalcium, hekur, vitaminë A dhe acid folik. Për më tepër patatja e ëmbël është një mënyrë e mirë për t’i filluar fëmijës zarzavatet.

Pure me rrepa dhe boronicë. Ky kombinim jo vetëm që i jep këtij vakti një ngjyrë të bukur por është edhe një kombinim ushqyes i antioksidantëve, vitaminave dhe fibrave. Ju gjithashtu mund ta përzieni këtë pure me drithëra për një mëngjes të shijshëm për foshnjën.

Avokado dhe banane. Këto dy ushqime të mrekullueshme janë shumë ushqyese: Avokado përmban yndyra të mira dhe fibra dhe bananet përmbajnë kalium dhe vitaminë C. Bananet gjithashtu shtojnë pak ëmbëlsi duke i dhënë shije puresë së avokados. Harrojeni sheqerin dhe jepini fëmijës ushqime që kanë ëmbëlsinë natyrale.

Pure me perime dhe peshk. Patate, karrota, bizele dhe peshku përbëjnë një kombinim të shijshëm që është gati për t’u ngrënë në më pak se 8 minuta.

Pure me papaja. Papajat kanë aciditet shumë më të lartë se sa frutat e tjera prandaj është mirë të prisni derisa fëmija juaj të mbushë 7 ose 8 muajsh për t’i dhënë këtë frut.

Enzimat tek papaja dhe tek ananasi ndihmojnë tretjen, kështu që ky mund të jetë një ushqim i përkryer për të ndihmuar në lehtësimin e kapsllëkut tek foshnjat dhe për lehtësimin e problemeve të stomakut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Video / Ledion Liço kujton sulmin me 25 plumba një vit më parë drejt Top Channel dhe vrasjen e rojes Pal Kola

PreshevaPRESS

Princesha e Uellsit, Kate Middleton diagnostikohet me kancer

PreshevaPRESS

Publikohen çmimet e reja të derivateve

PreshevaPRESS