Tragjedi në Bullgari, aksidentohet autobusi me 51 udhëtarë

Ambasadori i Serbisë viziton shqiptarin e Luginës që mbijetoi në aksidentin tragjik në Bullgari

Lulëzim Sulejmani ishte në mesin e shtatë personave që i mbijetuan aksidentit fatal në Bullgari, e ku 45 shtetas së Maqedonisë së Veriut, kryesisht me orgjinë shqiptare vdiqën.

Sulejmani i cili po merr trajtim në një nga spitalet në Sofje është vizituar sot nga ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zeljko Joviç.

Në njoftimin e Ambasadës serbe në Bullgari, thuhet se ai ndihet mirë me shëndet.

“Ndihet mirë, do ta vizitojmë rregullisht”, ka shkruar ai në llogarinë në Twitter të Ambasadës Serbe në Bullgari, me një fotografi të përbashkët.

Sipas informacioneve të fundit, 45 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë në autostradë në Bullgari. Një autobus me 52 persona udhëtonte në autostradën Struma nga Sofja në drejtim të Shkupit.

Këta janë 7 personat që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari

Burimet e Alsat brenda spitalit të Sofjes, bëjnë me dije se këta janë 7 personat që i mbijetuan tragjedisë në Bullgari, aty ku humbën jetën 45 persona të tjerë.

Këta persona tanimë gjenden në trajtim mjeksorë, derisa bëhet me dije se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Lista e personave:

Sh. N. Saleh 36 vjeç

Medina Lutfi 25 vjeç

Lulzim Sulejmani 26 vjeç – shtetas i Republikës së Serbisë

Gjyla Jasharovska 49 vjeç

Minir Jasharovski 50 vjeç

Ebib Pajazitovski 49  vjeç

Zulehja Jasharovska 16 vjeç

Vëllau i Lulzimit: Sot jemi dëgjuar dy herë, Lulzimi dhe e fejuara e tij janë të gjallë

Pas lajmeve të shumta rreth aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari dhe përhapjes së lajmit se në mesin e viktimave ishte edhe një pasagjer nga Presheva, ka reaguar vëllau i personit në fjalë.

Përmes një postimi ne profilin e tij në facebook, Rashid Sulejmani, vëllau i Lulzim Sulejmanit ka shkruar se Lulzimi dhe e fejuara e tij janë në mesin e të mbijetuarve, dhe se gjatë ditës së sotme janë dëgjuar dy herë, derisa Rashidi ka shprehur ngushëllimet për viktimat që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në Bullgari.

Zaev: Falë zotit, udhëtari nga Presheva është në mesin e të mbijetuarve

Një autobus me targa nga Maqedonia e Veriut ka marrë flakë, duke vrarë 46 persona. Siç merr vesh jozyrtarisht mediumi Nova.rs, bëhet fjalë për një shtetas të Republikës së Serbisë nga rrethina e Preshevës dhe e fejuara e tij, të cilët i kanë shpëtuar një aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari.

Edhe pse kryeministri maqedonas Zoran Zaev fillimisht deklaroi se në mesin e viktimave ishte edhe një shtetas nga Republika e Serbisë, ai tani ka deklaruar se çifti nga Presheva janë ende në mesin e shtatë të mbijetuarve.

“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe udhëtari nga Presheva”, ka thënë Zaev, transmeton portali Nova.rs.

Këto janë dyshimet fillestare për shkaqet e aksidentit

Autobusi ka dalë nga autostrada Struma në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut. Sipas informacioneve fillestare, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur karburanti pasi në autobus ka punuar ngrohja. Ka rënë zjarr dhe ka ndodhur aksidenti fatal për pasagjerët që po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup. Zjarri ka rënë në pjesën e përparme të autobusit dhe për këtë arsye është djegur plotësisht në pjesën e përparme. Këto detaje u zbuluan në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar nga Vasko Pirgov, i cili është ekspert i motorëve me djegie të brendshme dhe ishte ndër të parët që mbërriti në mëngjes në qarkoren fatale. Sipas tij, pranë sediljeve të përparme shoferi ka pasur tuba të mbushur me naftë, dhe për këtë shkak ka ndodhur shpërthimi.

“Zjarri është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit, i cili ka shikuar rrugën. Atje ka një shatërvan ku ndalojnë njerëzit në nevojë, është për pushim, ka disa lokacione të tilla dhe është e rrethuar me parmakë. Duke hyrë në trotuar, shoferi godet dhe e thyen tabelën që tregon se ka shatërvan. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Autobusi me siguri ka udhëtuar me më shumë se 100 kilometra në orë. Nuk ka gjurmë të frenimit nga autobusi, kështu që shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate”, tha Vasko Pirgov, ekspert i motorëve me djegie të brendshme.

Hetimi i autoriteteve bullgare duhet të zbardhë shkaqet e zjarrit dhe tragjedisë fatale që tronditi dy vendet. Hetimit i është bashkuar edhe policia e Maqedonisë.

“Pas bisedës telefonike me kolegun tim bullgar Rashkov, një ekip i
Ministrisë së Brendshme, në krye me ndihmës-drejtorin e policisë së uniformuar dhe e përbërë nga përfaqësues të Departamentit të policisë rrugore dhe Departamentit të ekzaminimit dhe ekspertizës tekniko- ligjore, tashmë është në rrugë për në Bullgari dhe është në dispozicion për të ndihmuar dhe mbështetur kolegët bullgarë. Pres përgjigje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse nga shërbimet kompetente”, shkroi në Facebook, Oliver Spasovski, Ministër i punëve të brendshme.

Kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar Stefan Janev sot nuk dhanë informacione për shkaqet e aksidentit ku humbën jetën 45 pasagjerë, të cilët po ktheheshin nga Turqia. Të dy kryeministrat kanë thënë se kjo do të përcaktohet nga autoritetet e hetimit.

Alsat publikon emrat e 51 udhëtarëve që gjendeshin në autobusin e aksidentuar tragjikisht në Bullgari

Alsat ka publikuar listën e plotë me emrat e të gjithë turistëve që ishin në autobusin që pësoi aksident tragjik në Bullgari.

Nga 52 turistë shqiptarë që ndodheshin në autobus kanë ndërruar jetë 46 dhe 7 të tjerë kanë djegie të rënda. Mosha e viktimave është 25-30-vjeç, tha kryeministri Zaev, ndërsa mes viktimave ka edhe fëmijë.

Ndryshe, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se 45 viktimat nga aksidenti tragjik në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Flag of Albania është pranë Flag of Macedonia në këtë moment të vështirë! “, ka shkruar Xhaçka.

Emrat e Udhëtarëve:

Memedi Kadri-1967

Shiroki Muhsin-1989

Ljupço Zafirov –

Luan Ahmeti – 2017

Xhihan Ahmeti-1985

Alban Ahmeti-2017

Avni Ahmeti -1985

Ibraim Rustemi – 1967

Fevzije Rustemi  -1971

Alejna Amedi – 2000

Halime Fejzullahu – 1971

Hamije Haliti – 1970

Nermije Haliti – 1968

Sumeja Brava – 1994

Naxhije Abdulloska – 1950

Albina Beluli – 1998

Gazmend Ukali – 1994

Hatixhe Islami – 1960

Mexhide Iseni-1958

Hamdi Iseni – 1962

Almira Ramanovska – 1984

Enis Ramanovski – 1980

Rabija Sali – 1960

Zilija Mustafovska – 1973

Sade Mustafovski – 1971

Belma Jahi – 2014

Ramiz Jahi – 2001

Fikrije Iseni – 1982

Anisa Iseni – 2007

Razije Jahi – 2009

Anesa Muhaxheri – 2004

Ergin Jahi – 2007

Omer Jahi – 2010

Erda Muhaxheri – 2006

Ajla Jahi  – 2007

Senije Jahi – 1986

Amiet Jahi – 1976

Medina Lutfiu – 1996

Lulzim Sulejmani – 1995

Shefija Osmanova – 1958

Alja Fera – 1998

Jehona Sali – 2000

Zulejha Jasharovska – 2005

Elmedin Pajazitovski – 2005

Gjula Jasharovska – 1972

Gjulizarka Pajazitovska – 1973

Ilmija Jasharovska – 1999

Ebip Pajazitovski – 1972

Visar Aliti – 1998

Minir Jasharovski – 1971

Orhan Aliti  – 1976

Tragjedia në Bullgari, Zaev: Në mesin e udhëtarëve një person nga Presheva dhe një nga Belgjika

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut, shkruan TV21.

Zaev tha se në mesin e ushtëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

“Siç e pamë, të gjithë janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, nga nacionalitete të ndryshme. Kemi një qytetar nga Presheva nga Serbia, që është së bashku me të fejuarën nga Kumanova. Kanë qenë së bashku në Stamboll. Pamë që në listë kishte edhe shtetas të Belgjikës”, tha mes tjerash Zaev.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

PreshevaPRESS

Akuzohet për marrje ryshfeti, zëvendës-ministri rus i Mbrojtjes lihet në paraburgim

PreshevaPRESS

Ursula von der Leyen njofton 1.5 miliard euro transfer për Ukrainën

PreshevaPRESS