Foto: Reuters/Regis Duvignau/Illustration/File Photo

Si duhet aplikuar për ndihmën prej 20 eurosh dhe kush nuk duhet të aplikojë

Nga sot fillon aplikimi për 20 euro ndihmë shtesë financiare nga shteti dhe atë duhet ta bëjnë vetëm ata qytetarë që nuk janë regjistruar për mbështetjen e mëparshme prej 60 eurosh, tha ministri i Financave të Republikës së Serbisë, Sinisha Mali.


“Qytetarët që kanë aplikuar për ndihmë financiare në shumën prej dyfishi prej 30 euro në muajin maj, pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale financiare dhe personat në Institutin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, nuk duhet të aplikojnë për ndihmë shtesë shtetërore prej 20 eurove, të cilat do t’u paguhen automatikisht gjatë muajit dhjetor”, tha ministri Malli në një deklaratë për media.

Ai shpjegoi se të drejtën e aplikimit kanë edhe ata persona që në ndërkohë kanë mbushur 18 vjeç, ndërsa qytetarët mund të aplikojnë në portalin e Administratës së Thesarit, në adresën e internetit idp.trezor.gov.rs.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu i fton partitë shqiptare në Bujanoc të nënshkruajn marrëveshje për koalicionin paszgjedhor

PreshevaPRESS

Presheva me rrethinën e saj do të mbetet pa rrymë ditën e diel

PreshevaPRESS

Kamberi kishte kërkuar që zgjedhjet të mbahen mes datës 29 shtator dhe 13 tetor të këtij viti

PreshevaPRESS