SEANCA E IV E KUVENDIT TË KOMUNËS SË PRESHEVËS

13:29 • Shqiprim Arifi gjuan me ujë kryetarin e Kuvendit dhe i gris letrat

Pasi Sami Salihu, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës vendosi të ndërpresë diskutimin në Kuvend dhe të hedhë në votim të gjitha pikat e rendit të ditës për këtë seancë njërën pas tjetrës, Shaqiprim Arifi i nervozuar pengonte punën duke bërtitur para kryesisë së Kuvendit. 

Arifi përmes sjelljeve të tija tensioni situatën në Kuvend. Derisa ai pengonte punimet e senacës duke bërtitur dhe fyer kryetarin e Kuvendit, u vërejt se këshilltari i koalicionit qeverisës nga Unioni Demokratik Shqiptar, Naser Aziri, doli dhe provi të largojë këshilltarët e Alternativës për Ndryshim duke i shtyrë. 

Në momentet e fundit kur Arifi pa që nuk po mundet të ndalojë punimet e senacës ai gjuajti me ujë kryetarin e Kuvendit dhe më pas i grisi letrat e tij por nuk arriti që të ndërpresë punimet, me çrast seanca përfundoi me votimin e të gjitha pikave të rendit të ditës. 

Për më shumë mund të shihni momentet kur Arifi gjuan me ujë kryetarin e Kuvendit Sami Slaihu, momente të shkëputura kamerat e RTV Aldi që përcollën transmetimin e drejtpërdrejtë në momentin e ngjarjes.  

Momente të shkëputura nga transmetimi i drejtpërdrejtë
13:19 • Besim Nasufi emërohet drejtor i Qendrës Sportive në Preshevë

Debatin rreth emërimit të drejtorit të Qendrës Sportve në Preshevë e ka filluar këshilltari opozitar nga radhët e Alternativës për Ndryshim, Mendurim Presheva, ka qenë i pari i cili ka diskutuar rreth pikës së parë të rendit të ditës, duke treguar se APN nuk ka vota për Besim Nasufin, për arsyen se sa ka qenë ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Sportive nuk ka arritur të i bindë të votojnë atë për drejtor.

Më pas, këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik, Shkumbim Veliu, ka propozuar Besim Nasufin për drejtor të Qendrës Sportive “Presheva” në Preshevë, duke lexuar një biografi të shkurtër të kandidatit për drejtor.

Nga pika e rendit të ditës debati është zhvendosur nga këshilltari i PVD-së, Shpëtim Haliti, në problematikën e vitit 2016/2017 nga mospranim-dorzimi i punimeve të realizuara në fushën e Qendrës Sportive në Preshevë, dhe lejimit të klubit të futbollit “Lugina” për të shfrytëzuar fushën e futbollit pa përfunduar pranim dorëzimi i punimeve. Ai gjithashtu ka premtuar se ditëve në vijim do të fillojnë punimet për ndërtimin e objekteve përcjellëse të fushës së futbollit.

Propozimi për emërimin e Besim Nasufit si drejtor në Qendrën Sportive është përkrahur nga këshilltari i PDSH-së, Hamdi Fejzullahu, këshilltari i UDSH-së, Naser Aziri, zëvendëskryetari i Kuvendit, Shpat Aliu, të cilët edhe kanë ftuar të gjithë këshilltarët të votojnë në favor të emërimit të Besim Nasufi për drejtor të Qendrës Sportive.

Gjatë debatit mes tjerash Shqiprim Arifi ka akuzuar këshilltarin e PVD-së, Shpëtim Haliti, se ka uzurpuar pronë publike për të zhvilluar biznes familjar, gjë që Haliti në foltore e ka mohuar duke treguar se ka kontratë me Komunën e Preshevës për shfrytëzim të hapësirës publike për të zhvilluar biznesin e tij që nga viti 1995.

Diskutimet janë ndërpre njëanshëm nga Sami Salihu, kryetar i Kuvendit të Komunës së Preshevës, duke ndërpre diskutimet, dhe hedhur në votim pikat e rendit të ditës një nga një pa asnjë diskutim, me ç`rast seanca e IV e Kuvendit ka përfunduar punimet në ora 13:29.

12:40 • Seanca e IV e Kuvendit të Komunës së Preshevës ka filluar punimet me disa minuta vonesë

Diskutimet rreth pikave të rendit të ditës janë stërzgjatur në fillim të kësaj seance duke vazhduar deri në orën 12:40, kur edhe është votuar rendi i ditës, me ç`rast ka hapur rrugë për të vazhduar me punimet e seancës.

Debate të shumta janë zhvilluar për shkak të propozimeve të këshilltarëve të Alternativës për Ndryshim për të futur me emergjencë dy pika të rendit të ditës e që kanë të bëjnë me debatin rreth gjendjes pandemike në komunën e Preshevës, dhe diskutime rreth mundësisë për të ndihmuar banorët e vendbanimeve në fshatrat Rahovicë dhe Raincë të cilët kanë pasur dëmtime nga vërshimet në këto dy vendbanime.

Shqiprim Arifi, kryetari i APN-së, njëherit edhe udhëheqës i opozitës në Kuvendin e Komunës së Preshevës, ka propozuar që me urgjencë të mblidhet Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme dhe të miratojë shpërndarjen e katër milion dinarëve për kompenzim të dëmeve nga vërshimet në fshatin Rahovicë dhe Raincë. Arif ka propozuar që këto mjete të shfrytëzohen nga linjat buxhetore të rezervuara për situata të jashtëzakonshme të parapara në kuadër të buxhetit të Komunës së Preshevës.

Reth kësaj çështje ka diskutuar edhe përfaqësuesit e Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri, i cili në një mënyrë ka modifikuar propozimin e Arifiti, duke propozuar që në seancën e radhës të diskutohet për situatën pandemike në vend, derisa ka premtuar se shumë shpejt do të fillohet me kompenzimin e dëmeve të shkaktuara në Rahovicë dhe Raincë nga vërshimet e fundit.

Me 20 vota për është votuar rendi i ditës për seancën e IV ashtu siç është propozuar nga kryseia e Kuvendit, pa futur propozimet e APN-së dhe momentalisht po vazhdon të diskutohet për pikën e parë të rendit të ditës, shqyrtimi i proopzimit për emërimin e Drejtorit të Institucionit për Kulturë Fizike “Qendra Sportive Presheva” në Preshevë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit në listën e 88 qyteteve dhe komunave që do të votojnë gjatë muajit qershor

PreshevaPRESS

Ana Brnabiq: Zgjedhjet lokale në Serbi dhe ato të Beogradit më 2 qershor

PreshevaPRESS

Kamberi e Lutfiu në Bruksel, takojnë emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak

PreshevaPRESS