Republikani i cili ka vdekur në tetor, fiton zgjedhjet në Dakotën Veriore

Kandidati republikan për Dhomën e Përfaqësuesve nga Dakota e Veriut, David Andal, i cili ndërroi jetë në fillim të tetorit si rezultat i koronavirusit, sot fitoi zgjedhjet në atë vend.


Andal mbeti në fletëvotim, sepse votimi i hershëm filloi disa javë para se ai të vdiste, njofton Independent, transmeton PreshevaPRESS.

Republikani u infektua me Covid19 dhe u shtrua në spital, dhe ai vdiq më 5 tetor në moshën 55 vjeç. Rezultatet e zgjedhjeve të Dhomës së Përfaqësuesve treguan se Andal u zgjodh të përfaqësonte Dakotën e Veriut, duke fituar rreth 36 përqind të votave, shkruan N1, transmeton PreshevaPRESS.

Tani i takon Partisë Republikane të zgjedhë një zëvendësim për të, dhe kjo do të vendoset nga një komitet i posaçëm që do të formohet me atë rast dhe është e mundur të organizohen zgjedhje të posaçme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Forcat ajrore ukrainase: Kemi rrëzuar 35 dronë rusë

PreshevaPRESS

SHBA nis një anije me pajisje për ndërtimin e portit në Gazë

PreshevaPRESS

‘Jam i ri, i pashëm dhe energjik’, Joe Biden nis fushatën politike

PreshevaPRESS