PreshevaPRESS

Radio Televizioni i Serbisë: Shpërthim pranë një fabrikë që prodhon raketa

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë në afërsi të vendbanimit Leshtane në Beograd, ka thënë për “Danas” Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Mediumi “Nova.rs” raporton se aksidenti ka ndodhur në kompaninë “Ede pro” në Leshtanë, e cila merret me prodhimin e pjesëve për raketa, motorë turbo raketash dhe karburant.


Siç shtojnë në MPB për “Danas”, shpërthimi ka ndodhur në lokacionin e rrugës rrotull vendbanimit Leshtane. Shpërthime të forta janë ndjerë edhe në atë pjesë të Beogradit.

Menjëherë pas shpërthimit janë dërguar 11 automjete me 36 zjarrfikës, e më pas edhe përforcime, thanë për Radio Televizionin e Serbisë nga Ministira e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Siç mëson mediumi “Nova.rs” nga banorët e lagjes periferike të Leshtanës, shpërthimi ka qenë i fortë, ndërsa disa shtëpive të qytetarëve i janë thyer xhamat.

Për momentin nuk ka të dhëna nëse ka viktima, apo cili mund të jetë shkaku i shpërthimit. Sipas informacioneve të para, që raporton mediumi Nova, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën e kompanisë “Ede pro”dhe në momentin e shpërthimit në fabrikë ka pasur punëtorë.

Në rrjetet sociale janë paraqitur video nga momenti i shpërthimit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

DATA E HAPJES SË NEGOCIATAVE PËR ANËTARSIM NË BE PËRPLASIN LSDM dhe VMRO

PreshevaPRESS

Debat mes Cakajt dhe Daçiq për luftën në Kosovë

PreshevaPRESS

TRYEZA ME PEDAGOGET, PREZANTOHET PLANI I PD

PreshevaPRESS