PVD: SHUARJA E ZJARRIT TE DEPONIA E QYTETIT I KUSHTOI PRESHEVËS MË SHUMË SE 28000 EURO

Në muajin shtator të vitit 2019 deponin e mbeturinave në Preshevë e kishte kapluar zjarri me ç’rast tym i dendur kishte mbuluar qytetin e Preshevës për dy ditë me radhë.


Edhe pse komuna e Preshevës ka vendosur kamera në deponinë e qytetit as edhe sot nuk dihet se çka e shkaktoi këtë zjarr. U dasht të kalojnë 4 muaj dhe pas pyetjes së këshilltarit të PVD-së opinioni të kuptoj se pë shuarjen e këti zjarri Komuna e Preshevës ka paguar shumën prej 28 mi euro! Këtë lajm e bënë të ditur përmes një komunikate Partia për Veprim Demokratik përmes një deklarate të cilën po e publikojm në tërësi.

Në pyetjen e këshilltarit të Kuvendit Komunal të Preshevës nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik, Rinor Krasniqi drejtuar organeve kompetente komunale lidhur me shuarjen e zjarreve të cilat ishin shfaqur tek deponia e mbeturinave, ky i fundit kishte kërkuar informacion për formën e përzgjedhjes së kompanisë fituese për sanimin e kësaj gjendje si dhe sa i kishte kushtuar buxhetit komunal kjo.

Për këtë, këshilltari i PVD ishte informuar me shkrim nga kryeshefi i administratës (shih foton), në të cilën potencohet se kompania e përzgjedhur për shuarjen e zjarreve tek deponia është kompani e afërt me kryetarin e APN dhe të komunës. Shuma e cila ishte dhënë për këtë është 3.299.740 dinarë (mbi 28.000 Euro).

Shuarja e zjarreve tek deponia, në shtator të vitit të kaluar, kishte zgjatur me ditë të tëra, dhe të gjithë qytetarëve i kujtohet situata e papërballueshme e tymit që kishte zbritur në qytet.

Edhe pse gjatë tërë kohës kryetari i komunës proklamon transparencën, shuma të mëdha të taksapaguesve të komunës së Preshevës po mjegullohen sikur edhe në rastet tjera, e edhe në këtë rast. Pra, opinioni preshevar për këto harxhime po njoftohet tek tash pas kërkesës së këshilltarit të PVD-së.

25.01.2020
Shërbimi për Informim i Partisë për Veprim Demokratik

ARTIKUJT E NGJASHËM

Aleanca për Luginën aprovon Deklaratë Politike

PreshevaPRESS

APN ka kandiduar Arbër Pajazitin për kryetar komune në zgjedhjet lokale në Bujanoc

PreshevaPRESS

APN në Bujanoc bashkon forcat me UDSH dhe Lëvizjen për Bujanocin

PreshevaPRESS