PVD FTON MËRGATËN TË UNIFIKOHEN NË VEPRIM

Partia për Veprim Demokratik të hënën, me datë 22 korrik, organizon takim me mërgimtarët e Luginës së Preshevës.


Dihet se periudha e verës është koha kur qytetarët e Luginës së Preshevës me banim të përkohshëm në Perëndim vijnë që t’i kalojnë pushimet në vendlindjen e tyre. Duke pasur parasysh këtë dhe faktin se mërgimtarët tanë janë kategoria e cila e mban gjallë ekonominë e brishtë të Luginës së Preshevës me remitenca, PVD e ka parë të udhës që ditën e hënë t’ia kushtojë kësaj kategorie. Ky takim planifikohet të mbahet për të bashkërenduar veprimet e nevojshme për mërgimtarët tanë, sidomos ata të komunës së Preshevës të cilët janë totalisht të shpërfillur nga udhëheqja aktuale e komunës.

Kryetari dhe struktura udhëheqëse e PVD-së fton dhe mirëpret që mërgimtarët e Luginës së Preshevës t’i përgjigjen sa më masovisht ftesës për takim.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Qeveria e Kosovës ka ndarë 31,530.00 euro për KKSH-në

PreshevaPRESS

KKSH themelon Komisionin për vlerësimin e projekteve arsimore, përkrahet edhe nga opozita

PreshevaPRESS

Dokument / Moskordimi brenda PVD-së ishte shkaku i dështimit të seancës së KKSH-së të shtunën e kaluar

PreshevaPRESS