PËRUROHET OBJEKTI I RI I STACIONIT SHËNDETËSOR NË RAHOVICË

Banorët e fshatit Rahovicë të Preshevës, ishin grumbulluar mengjesin e sotshëm para objektit të posarenovuar të stacionit shëndetësor në këtë fshat.


Ata po prisnin arritjen e kryetarit të komunës së Preshevës, e që kësaj here i erdhi I shoqëruar nga këngetari preshevar I cili njihet me emrin Gold AG, të cilin ai e quajti mysafir special.

Siç edhe është krijuar standardi, para hyrjes brenda objektit të renovuar, filluan fjalimet ceremoniale, e që para të pranishmëve I pari foli kryetari i bashkësisë lokale të Rahovicës. Pas kryetarit të bashkësisë lokale të Rahovicës, fjalën e mori drejtori I shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, e që mes tjerash u përkujdes që ta falmenderojë mysafirin special të këtij eventi.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, pasi falemnderoi të parnishmit për pritjen, deklaroi se së shpejti do të fillojë edhe renovimi I shtëpisë së shëndetit në Preshevë. Arifi kërkoi nga të gjithë banorët e fshatit  Rahovicë që përveç shërbimeve të cilat do ti përfitojnë nga ky stacion shëndetësorë, ata së bashku me personelin mjekësor të kujdesen edhe për ruajtjen e objektit. Krejt në fund ai I ofroi një fjalim rasti mysafirit special, I cili dukej tepër I emocionuar.

Me të përfunduar fjalimet cerominale, kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi e preu shiritin e kuq, moment ky kur edhe të pranishmit u futën Brenda objektit për të u njohur me punimet e kryera. Ata u mirëpritën nga stafi mjeksor. Mjekja Lirie Sadikut, e cila do të kujdeset për shëndetin e banorëve të bashkësisë lokale në Rahovicë, shpreson se renovimi i ketij objekti do ndikojë në rritjen e cilësisë të shërbimeve që do të i ofrohen qytetarëve tash e tutje.

Renovimi i objektit të stacionit shëndetësorë në Rahovicë ka filluar në muajin maj të vitit 2020 dhe ka kushtuar 5.8 milion dinar, dhe është përuruar pas objektit në fshatin Miratoc. Krejt në fund të pjesës ceremoniale të pranishmit shfrytëzuan momentin për të u fotografuar me kryetarin dhe mysafirin special.

ARTIKUJT E NGJASHËM

‘Diskriminim i shqiptarëve’-Deputetja e PE: Stop pasivizimit të adresave në Preshevë

PreshevaPRESS

Mbahet mledhja e parë e Organit të përkohshëm në Preshevë

PreshevaPRESS

Besa Asllani bëhet e para e PVD-së, që merr post udhëheqës pas Mustafës së PDSH-së

PreshevaPRESS