Pas vrasjes së mësuesit, Franca do t’i dëbojë 231 ekstremistë

Autoritetet franceze janë duke u përgatitur që t’i dëbojnë 231 të huajë, emrat e të cilëve ndodhen në një listë vëzhgimi si të dyshuar për pikëpamje ekstremiste fetare.


Kjo iniciativë vjen vetëm dy ditë pasi një çeçen i lindur në Rusi ia ka prerë kokën një mësuesi në Paris, për shkak se ky i fundit ua kishte treguar studentëve të tij karikaturën e profetit Muhamed, shkruan Reuters.

Franca i përkufizon ekstremistët si njerëz të cilët janë të përfshirë në një proces radikalizmi dhe që mund të udhëtojnë jashtë vendit për tu bashkuar me grupe terroriste.

Nga numri i përgjithshëm, 180 prej tyre ndodhen aktualisht në burg; ndërsa 51 të tjerë pritet të arrestohen gjatë ditëve në vijim.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Biden nënshkruan projektligjin që dërgon ndihmë miliardëshe për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin

PreshevaPRESS

Izraeli thotë se ka vrarë gjysmën e komandantëve të Hezbollahut që nga 7 tetori

PreshevaPRESS

Asistenti i kandidatit të AFD’s për eurodeputet arrestohet nën akuzat për spiunazh

PreshevaPRESS