PreshevaPRESS

Pas një dekade gjykimi, dy mjekët e Vrajës dënohen me burgim për vdekjen e pesëvjeçares

Foto ilustrim

Pas afro 10 vitesh gjykimi, Gjykatën Themelore në Vrajë ka dënuar me burgim dhe ndalim të ushtrimit të profesionit dy mjekët e Qendrës Shëndetësore në Vranjë.


Pas gati 10 vjetësh të proçit gjyqësorë kundër dy mjekëve të Qendrës Shëndetësore në Vrajë, Darko Civkarovski dhe Slavisa Kanacki, të akuzuar për trajtim të pakujdesshëm të pesëvjeçares Dijana Marinkovic nga fshati Cukovac afër Vrajës, e cila vdiq në atë institucion në janar të vitit 2011, mjekët sot pranë Gjykatës Themelore në Vranje, janë dënuar me burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës me vendim.

Otorinolaringologu Darko Civkarovski u dënua me 3 vjet burgim dhe pesë vite ndalim nga ushtrimi i profesionit, ndërsa anesteziologu Slavisa Kanacki u dënua me 2 vjet burgim derisa ndalimi i ushtrimit të profesionit iu ndaluar për 3 vite.

Koha e kaluar në burg, siç thuhet në aktgjykim, nuk përfshinë kohën e ndalimit të ushtrimit të mjekësisë dhe masa e ndalimit është e vlefshme vetëm pas përfundimit të dënimit me burgim.

Në procedurën e parë në gjykatën e njejtë në vitin 2016, Civkarovski dhe Kanacki u dënuan me 3 vjet burg dhe 5 vjet ndalim nga ushtrimi i profesionit, por Gjykata e Apelit anuloi aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore dhe e ktheu rastin për rigjykim. Palët kanë ende të drejtë të apelojnë në Gjykatën e Apelit në Nish, me kusht që Gjykata e Apelit nuk ka të drejtë ta kthejë çështjen për një gjykim të dytë.

Kujtojmë, Diana u pranua në repartin e fëmijëve të spitalit të Vranjës më 8 janar 2011 në orën 2:15 pas mesnate, dhe vdekja e saj u deklarua rreth orës 4:45. Pas pranimit në Urgjencë, nga ku fëmija u dërgua në Departamentin e Fëmijëve të Qendrës Shëndetësore pa kontroll, prindërit hasën në një derë të mbyllur të cilën e kishin thyer sepse fëmija gjatë gjithë kohës kishte probleme në frymëmarrje. Në trjatimin e Dianës kanë marrë pjesë 5 mjekë. Autopsia ka treguar se vdekja e vajzës u shkaktua nga problemet e frymëmarrjes, dhe shpjegimi i vendimit të gjykatës deklaroi se procesi i trakeotomisë nuk ishte kryer në kohë. /Juzne Vesti

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ramadani: Armatosja e Serbisë nga Rusia përbën një mesazh kërcënues për tërë rajonin

PreshevaPRESS

Hahn deklarohet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

PreshevaPRESS

Letra e 7, Alibeaj: Ramës i intereson vetëm pushteti personal

PreshevaPRESS