Parashikimi i motit për këtë javë

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.


Të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 7 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin diku mes 18 dhe 27 gradë Celsius.

Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike. Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë ditëve të fundit të javës së kaluar dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

‘Freedom House’ për mediat në Kosovë: Fushata të shpeshta të njollosjes nga qeveria, kërcënime në rrjete sociale

PreshevaPRESS

OBSH: Vaksinat shpëtuan 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit

PreshevaPRESS

Presheva me rrethinën e saj do të mbetet pa rrymë ditën e diel

PreshevaPRESS