PreshevaPRESS

Parashihet mot i ndryshueshëm gjatë javës

Sipas parashikimeve hidrometeorologjike gjatë javës së ardhshme pritet që në vend të kemi mot të ndryshueshëm dhe jostabil.


Sipas të dhënave gjatë ditës së hënë dhe të marte parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.

Nga dita e mërkurë parashihet se do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.

Temperatuar minimalet do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 dhe 22 gradë Celsius.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Katër skenarët se si mund të përfundojë koronavirusi

PreshevaPRESS

Bukë me vezë, shija unike e një mëngjesi të shëndetshëm

PreshevaPRESS

Si jetonin shqiptarët, pas rënies së Perandorisë Osmane / Foto

PreshevaPRESS