Palmer i ashpër me Serbinë: SHBA të shqetësuara me trendet aktuale në Serbi

Komesari special i Sekretarit Shtetërorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimorë, Palmer, ka thënë se SHBA janë të shqetësuara për trendet aktuale në Serbi.


Në webinarin për mundësitë e Ballkanit perëndimorë, i cili është organizuar nga portali i Uashingtonit Balkan insajder, ka vlerësuar se zgjedhjet e mbajtura së fundmi nuk kanë ofruar publikut mundësi të shumta për zgjidhje, ka transmetuar  Zëri i Amerikës.

“Fuqishëm jemi përkushtuar që opozita të marrë pjesë në zgjedhje – por opozita ka dëshmuar se kushtet zgjedhore nuk janë mjaftueshëm fer që të ndodh diçka e tillë. Jemi të shqetësuar për atë që partitë politike opozitare dhe përfaqësuesit e tyre nuk kanë mundësinë e njejtë të paraqiten  në media. Posaqërisht vlen për emituesin publik – Radiotelevizionin e Serbisë. Do të dëshironim të ndodhnin ndryshime që do të mundësonin që publiku në Serbi para vete të ketë mundësinë për të zgjedh mes opsioneve të ndryshme.” është shprehur komesari special i Departamentit Shtetëror për Ballkanin perëndimorë.

Duke biseduar për hetimin e paralajmëruar të Administratës për pastrimin e parave, e cila ka të bëjë me individët dhe organizatat joqeveritare, Palmer ka thënë se kontrolli i transaksioneve financiare për një pjesë të organizatave dhe mediave nuk do ta ndihmojë Serbinë në rrugën e proklamuar për anëtarsim në Unionin Europian.

“Jemi të shqetësuar për percepcionin selektiv të implementimit të ligjit në target tëtë cilit janë shoqëria civile dhe gazetarët hulumtues. Ajo është diçka që vetëm mundë të e vështirësojë avancimin e Serbisë në rrugën evropiane të saj. Fuqishëm përkrahim të ardhmen dhe perspektivën evropiane të Serbisë, dhe në fund, anëtarsimin e saj në Unionin Evropian. Por, për arritjen e atij qëllimi, është e nevojshme që Serbia të kualifikohet për të, që nënkupton implementimin e reformave demokratike. Besojmë që Serbia dhe pushteti i saj llogarit në ne si partner. Sigurisht ka edhe shumë punë për të bërë” ka thënë Palmer.

SHBA, siç ka thënë, përkushtohet në përkrahjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës nën ombrellën e Unionit Evropian i cili duhet të sjellë deri te marrëveshja finale mes Serbisë dhe Kosovës.

Palmer ka thënë se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës në formën ideale duhet të sjellë tek njohja e ndërsjellë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë e Veriut, dalja deri në 18:30 ka qenë 48,46%

PreshevaPRESS

Hovenier i pranishëm në takimin O’Brien-Kurti: Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet nga dialogu

PreshevaPRESS

A do të ketë luftë të madhe në Ballkan? Gazetari britanik analizon situatën

PreshevaPRESS