Nuk ka “paqe” mes Turqisë e Greqisë! Nisin përgatitjet për luftë

Greqia po kërkon që të forcojë ushtrinë nëpërmjet rekrutimeve të reja.


Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka njoftuar se së shpejti qeveria do të marrë vendimin për të zgjatur shërbimin ushtarak nga 9 në 12 muaj të detyruara për të gjitha kategoritë e qytetarëve që mund ta kryejnë me detyrim.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë që ushtria greke të forcohet me elementë të rinj, kryesisht në Evros ku do të vijnë shumica për të shërbyer.

Greqia ka tashmë probleme të mëdha në kufirin detar lindor, nga njëra anë me Turqinë dhe nga ana tjetër dyndjet e refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Forcat ajrore ukrainase: Kemi rrëzuar 35 dronë rusë

PreshevaPRESS

SHBA nis një anije me pajisje për ndërtimin e portit në Gazë

PreshevaPRESS

‘Jam i ri, i pashëm dhe energjik’, Joe Biden nis fushatën politike

PreshevaPRESS