PreshevaPRESS

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Jarinje

10:06 • Vuçiq reagon pas vendimit të Qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjesit, në të cilën tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë, kanë raportuar mediat serbe.

Sipas Novostit, mbledhja do të përfshijë një analizë të vendimit të fundit të qeverisë që obligon me targa të përkohshme të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Mediat serbe raportojnë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviç, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura serbe janë të ftuar në seancën e nesërme.
09: 35 • Aksioni për implementimin e vendimit për reciprocitetin e targave të automjetet zhvillohet edhe në pikat kufitare me Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosoves ka filluar me zbatimin e reciprocitetit për tabelat. Sot që nga ora 8:00 qytetarët e Luginēs janë detyruar në kufi të i nënshtrohen procedurave për marrjen e tabelave të përkohshme të Republikës së Kosovës dhe të paguajnë sigurimin prej 5 eurove për tabelat provuese, raporton rtvpresheva.com.

09:15 • Serbët në kundërshtim të aksionit policor – bllokojnë rrugën me kamionë

Pas fillimit të implementimit të vendimit për vendosjen e masave të reciprocitetit për tabelat “RKS” për të gjitha veturat të cilat futen në Kosovë nga Serbia, dhjetëra qytetarë serbë janë grumbulluar afër pikës kufitare në Jarinje.

Ata kanë bllokuar rrugën me kamionët e tyre në pikën kufitare dhe po presin, ndërkohë Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën.

Qytetarët e komunitetit serb me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy lokacione që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Një në Zubin Potok dhe një në Gazivodë. Ata kanë bllokuar rrugën edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq.

09:05 • Nga sot ndalohet hyrja me targa të Serbisë në Kosovë, ky është vendimi i marrë nga Qeveria

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve

Dokumenti është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Ndryshe sot në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.

08:48 • Reciprociteti i targave, Sveçla jep detaje rreth shtimit të forcave policore në veri

Ministri i Punëve të Brendshme i Republijës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se shtimi i forcave policore në veri të Kosovës, është në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve.

“Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare. Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS””, ka shkruar Sveçla.

08:27 • Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet sot të fillojë nga ana e institucioneve të Kosovës, sa i përket targave të automjeteve, kanë raportuar burime të KosovaPress-it nga veriu i Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, në atë pjesë ndodhen edhe figura të larta nga Qeveria e Kosovës, por nuk precizohen emrat e tyre.

Burimet më tej kane shtuar se gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka vendosur disa kontejnerë rreth 4 kilometra afër Jarinjës, me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kësaj zone.

“Me urdhër të qeverisë nga Beogradi, pritet që sot rreth orës 8:00 të gjithë punonjësit e kompanive shtetërore në veri, të shkojnë në mënyrë të organizuar, me automjete dhe me autobusë, në drejtim të Jarinjës, në kundërshtim të këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës dhe prezencës së ROSU-së në atë pjesë”, kanë thënë burimet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Haradinaj tregon arsyen e mos udhëtimit për në Republikën e Çekisë

PreshevaPRESS

Kajtazi, avokatit Tomë Gashi: Je keqpërdoruesi më i madh i tragjedisë së Astrit Deharit

PreshevaPRESS

Shërimi nga traumat i të kthyerve nga Siria në Kosovë

PreshevaPRESS