Le drapeau suisse flotte dans la Rade le jeudi 15 octobre 2020 a Geneve. Face a l'augmentation des nouveaux cas, les cantons sont en train de reevaluer leurs mesures sanitaires. Une rencontre avec le Conseiller federal Alain Berset est prevue aujourd'hui pour discuter de nouvelles mesures pour lutter contre le Coronavirus (Covid-19). (KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

Në Zvicër sot Këshilli Federal do të vendosë për zbutjen e parë të masave të bllokimit

Masat e reja anti-Covid që pritet të miratojë Zvicra.


Sipas informacioneve të pakonfirmuara, që publikojnë mediat, restorantet nuk janë të përfshira në këtë zbutje për muajin mars.

Javën e kaluar, kur, më 17 shkurt, Qeveria Federale kishte prezantuar strategjinë e daljes nga bllokimi i koronës, protestat nga sektori i hotelierisë ishin të forta.

Qeveria e shtetit kishte propozuar rihapjen e dyqaneve, kopshteve zoologjike, muzeve dhe bibliotekave më 1 mars, transmeton albinfo.ch. Ndërsa për restorantet kishte porositur të kenë durim për të paktën një muaj më gjatë – dhe edhe pas kësaj të lejohen të hapin vetëm tarracat.

Siç njoftojnë njerëz të afërt me qeverinë, Këshilli Federal nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrim. Më e shumta që mund të bëhet, është që pronarëve të restoranteve t`u mundësohet hapja e tarracave pak më herët se që është planifikuar.

Por, një hapje e plotë, e kërkuar jo vetëm Gastrosuisse, por edhe SVP, si dhe pjesë të FDP dhe “Die Mitte”, gjykuar sipas gjendjes së sotme (mbrëmje e të martës), nuk është e mundur.

14 kantone mbështesin Këshillin Federal

Këshilli Federal, nën presionin e kritikave për hapjen shumë të shpejtë pas valës së parë në pranverë, dëshiron që këtë herë të lëvizë më ngadalë dhe të presë njëherë pasojat e hapit të parë të hapjes.

Janë 14 kantone që kanë mbështetur qeverinë e shtetit plotësisht ose vetëm me pak vërejtje. Ndërkaq, një numër fare i vogël i kantoneve kërkon hapjen e tarracave të restorantev që nga 1 mars – dhe me kufizime.

Në këtë pikë Këshilli Federal duhet të bëjë mirë peshimin e deklarimeve kontradiktore të kantoneve. Dhe kjo, bazuar në përvojën e deritashme, tregon se ai po i qëndron linjës së tij, të proklamuar javën e kaluar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Zyrtari i OKB: Mund të duhen 14 vjet për ta pastruar Gazën nga rrënojat

PreshevaPRESS

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

PreshevaPRESS

Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë” në Lindjen e Mesme

PreshevaPRESS