MËSIMI ONLINE FUQIZOI PSIKOLOGJINË E NXËNËSVE

Mësimi në distancë dhe me prezencë fizike, po arrinë ti fokusojë nxënësit e shkollave fillore në tri drejtime krejt të ndryshme, duke ju dhën sikurse pozitivitet poashtu edhe lëshime te dukshme në aspekte të ndryshme mësimore e shoqërore.


Kështu tha për Preshevapress Fetije Bajrami, psikologja e shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi”.

Gjithë kjo dukuri ishte diçka e re jo vetëm për nxënësit por edhe prindërit dhe mësimdhënësit. Sfidat e mësimit në kushte pandemie, po i kalojmë të gjithë së bashku, duke arritur rezultate të mira në çdo përpjekje.

“Ne kemi arritur te shohim dy karakteristika në këtë periudhë. Ndikimin në anën  pozitive dhe negative. Në atë pozitive kemi vërejtur se nxënësit kanë përvetësuar edhe më shumë qasjen në teknologjitë e reja, derisa si dukuri negative kemi vërejtur se nxënësit tani kanë qasje edhe në rrjetet e ndryshme sociale, të papërshtatshme ise joadekuate për moshen e tyre. Njëherit tek nxënësit vërehet një pasivitet i shtuar në aktivitetet fizike, aty këtu edhe dëmtime në të pamurit nga përdorimi i tepert i teknologjisë”. ka thënë Bajrami për PreshevaPRESS.

Psikologja vëri në dukje edhe interesimin e vazhdueshëm të disa prindërve të cilët edhe pse me qasje online, janë munduar që fëmijët të përfitojnë në mënyrë të merituar. Ajo tha gjithashtu se edhe pse gjatë pandemis ndikuan shumë faktorë që të rrisin interesimin e nxënësve për mësim, sikurse mësimdhënësit poashtu edhe prindërit dhe vetë nxënësit u ballafaquan me sfida të shumta gjatë proçesit mësimor në kohën e pandemisë.

“Një nga sfidat kryesore ishin kushtet ekonimike në të cilat jetojnë nxënësit tanë, sikurse që ishin problemet me kushtet në aspektin digjital, resurset e nevojshme për të u tu aktivizuar nxënësit online, pra paisja me internet dhe paisje adekuate” shpjegon psikologja e shkollës “Prof.Ibrahim Kelmendi” Fetije Bajrami për PreshevaPRESS.

E gjithë kjo periudhë ka qenë e vështirë në realizimin e qëllimeve të duhura mësimore dhe përgatitjes psikologjike të nxënësve, por përpjekja e madhe dhe e parezervë e të gjithëve ka sjellë rezultate pozitive.

ARTIKUJT E NGJASHËM

‘Diskriminim i shqiptarëve’-Deputetja e PE: Stop pasivizimit të adresave në Preshevë

PreshevaPRESS

Mbahet mledhja e parë e Organit të përkohshëm në Preshevë

PreshevaPRESS

Besa Asllani bëhet e para e PVD-së, që merr post udhëheqës pas Mustafës së PDSH-së

PreshevaPRESS