Mësimi në shkollat e mesme në Preshevë i ktheht normalitetit

Edhe pse situata pandemike në vend po vazhdon të mos përmirësohet, me urdhër të Ministrisë së Arsimit në Serbi, mësimi në shkollat e Preshevës nga sot ka filluar të zhvillohet normal.


Sipas një vendimi të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë të marrë më 27 gusht të këtij viti, shkollat e mesme në Preshevë bënin pjesë në shkollat që mësimet e  këtij viti akademik e fillonin sipas modelit të dytë, të njohur si modeli i kombinuar, ku paralelet ndaheshin në dy grupe dhe njëri grup ndjekte mësimin normal derisa tjetri në distancë. Javën e dytë të këtij viti akademik, proçesi mësimor në shkollat e mesme të Preshevës u zhvendos në modelin e tretë, modelin e mësimit online, ku të gjithë nxënësit mësimin e ndjeknin në distancë.

Nga dita e sotshme, përmes një vendimi të Ministrisë së Arsimit në Serbi, shkollat e mesme në Preshevë janë larguar nga kjo listë dhe është vendosur që mësimi në to të zhvillohet sipas modelit të parë, që nënkupton me praninë fizike të të gjithë nxënësve.

Sipas drejtorit të gjimanzit “Skënderbeu” në Preshevë, Nadër Sadiku, zhvillimi i mësimit në distancë ka paraqitur vështërsi të mëdha, andaj ai i është gëzuar vendimit që sot i kthen gjimnazistët të vijojnë mësimin me prani fizike nëpër klasat e tyre.

Edhe pse numri i nxënësve në Preshevë nga viti në vit po zvoglohet, këtë vit akademik në këto dy shkolla të mesme mësimin vijojnë afro 1400 nxënës, gjë që paraqet vështërsi në respektimin e masave në fuqi.

Drejtori i shkollës së mesme teknike në Preshevë, Talat Arifi, në një intervistë për PreshevaPRESS ka thënë se është shumë e vështirë të respektohet distanca fizike mes nxënësve gjatë realizimit të mësimit sipas modelit të parë pasi që nuk ka hapësira të mjaftueshme nëpër klasa.

Shkollat e mesme në Preshevë bëjnë pjesë në 1/3 e numrit të përgjithshëm të shkollave në Serbi, me nga një nxënës dhe asnjë punonjës të infektuar nga virusi SarS-Cov2, derisa sipas ndihmës ministri i arsimit në Serbi ka thënë se në 2 të tretën e shkollave në Serbi nuk ka asnjë të infektuar nga koronavirusi duke folur për mundësinë e testimit të nxënësve nga dy herë në javë në emisionin e mëngjesit në radio televizionit publik të Serbisë.

Sipas të dhënave zyrtare në Serbi përafërsisht gjysma e nxënësve ndjekin mësimin online ose sipas modelit të kombinuar. Shtabi republikan për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Serbisë, takohen çdo të ejte për të vendosur rreth modelit që do të zhvillohet mësimi në javën pasuese nëpër secilën shkollë në territorin e Republikës së Serbisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

APN bashkon forcat me UDSH dhe Lëvizjen për Bujanocin

PreshevaPRESS

Ftohet mbledhja e tretë e Organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës, PreshevaPRESS siguron rendin e ditës

PreshevaPRESS

‘Diskriminim i shqiptarëve’-Deputetja e PE: Stop pasivizimit të adresave në Preshevë

PreshevaPRESS