Shtabi Republikan i Krizave / Foto: Fonet

MASAT KUNDËR COVID MBETEN NË FUQI, MËSIMI FILLON MË 18 JANAR

Ministri i Punës, dhe çështjeve sociale, Darija Kisiq Tepavçeviq, pas mbledhjes së Shrabit republikan për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19, deklaroi se është vendosur që të gjitha masat ekzistuese të qëndronin në fuqi deri në një njoftim tjetër.


Ajo njoftoi se nuk do të lejohen festime  me rastin e Vitit të Ri Serb, derisa orari i punës për bizneset mbetet si më parë, dhe mësimi do të fillojnë në 18 janar, siç është planifikuar.

Sa i përket imunizimit masiv, Tepavçevqć thotë se qytetarët që kanë aplikuar për vaksinim do të informohen për hapat e mëtejshëm në kohën e duhur.

Kujtojmë se masat në fuqi janë ndalimi i grumbullimit të më shumë se pesë personave, mbajtja e detyrueshme e maskave, testi PCR ose karantinë dhjetë ditore për të gjithë ata që hyjnë në Serbi, si dhe orare të kufizuara të punës (restorante dhe qendra tregtare deri në orën 20, dyqane deri në 21).


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

ARTIKUJT E NGJASHËM

‘Diskriminim i shqiptarëve’-Deputetja e PE: Stop pasivizimit të adresave në Preshevë

PreshevaPRESS

Mbahet mledhja e parë e Organit të përkohshëm në Preshevë

PreshevaPRESS

Besa Asllani bëhet e para e PVD-së, që merr post udhëheqës pas Mustafës së PDSH-së

PreshevaPRESS