PreshevaPRESS

Kosova dhe Serbia nga sot fillojnë implementimin e marrëveshjes për targat e automjeteve

Pikat më problematike kufitare të cilat lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjakë, nga dita e shtunë janë liruar për qarkullim, si rezultat i marrëveshjes së arritur për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Këto dy pika kufitare ishin bllokuar me kamionë me zhavorr nga serbët lokalë, në shenjë proteste për vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë Kurti për reciprocitetin për targat e Serbisë.

Pas më shumë se 13 ditë bllokade këto dy pika kufitare u liruan, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Të shtunën filloi edhe zbatimi i pikës së parë të kësaj marrëveshje, e parasheh largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e njësive speciale me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri të Kosovës.

Ndërsa pika e dytë, do të nisë së zbatuari nga sot (4 tetor 2021), ku do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.

Pika e tretë parasheh që më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, ky grup pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shqipëri: Turistët po anulojnë rezervimet për shkak të protestave

PreshevaPRESS

Albin Kurti përcaktohet për dy ministrat ‘kryesor’ në Qeverinë e tij!

PreshevaPRESS

Serbia klasifikon si konfidenciale kontratën për blerjen e vaksinës kundër Covdi19

PreshevaPRESS