PreshevaPRESS

KF “Lugina” në vendin e parë të Ligës së Rrethit të Pçinjës

Në Preshevë nesër KF “Lugina” zhvillon ndeshjen e xhiros së nëntë në kuadër të Ligës së Rrethit të Pçinjës.


KF “Lugina” nga Presheva momentalisht kryeson tabelën e Ligës së Rrethit të Pçinjës, derisa nesër në stadiumin e qytetit në Preshevë zhvillon ndeshjen e radhës si nikoqir kundër klubit “Mladost” nga Suvojnica.

Edhe pse ky kampionit nuk filloi mirë për KF “Luginën”, trajneri Nagip Jakupi shpreson se do të arrijë që për sezonin dimërorë KF “Lugina” të e përfundojë si kampion.

“Fillimin e kampionatit e filluam jo aq mirë sepse në dy ndeshjet e para siguruam një barazim dhe një humbje, mirëpo shpresojmë që këtë gjysmë sezon ta përfundojmë si kampion dimëror dhe pastaj të përgatitemi mirë për gjysmë sezonin e ardhshëm” ka thënë për PreshevaPRESS trajneri i KF “Lugina”, Nagip Jakupi.

Ai më tutje shton se gabimet në dy xhirot e para të Ligës së Rrethit të Pçinjës ishin të rënda në fillimin e kampionatit, por se ato i shërbyen që të punojnë në përmirësimin e mangësive, gjë që rezultoi me fitoren e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në gjashtë xhirot e fundit të Ligës.

“Ishte një fillim jo i mirë, por reagum shumë mirë pas rezultatit negativ në ndeshjet e para dhe tani kemi fituar gjashtë ndeshje radhazi njërën pas tjetrës, besojmë që do të vazhdojmë kështu” shtoi Jakupi.

Trajneri i KF “Lugina” tregon se po punojnë fuqishëm që të shpallen kampion në Ligën e Rrethit të Pçinjës, por se kjo nuk varet vetëm nga klubi, duke potencuar kushtet e rënda infrastrukturore dhe financiare të klubit.

“Ne po punojmë shumë që të mos i dëshprojmë tifozët e përkrahësit tonë duke synuar të fitojmë këtë kampionat dhe të kalojmë një ligë më sipër, mirëpo duhet theksuar se jemi në kushte të vështira në aspektin financiar dhe me kushtet që ofron momentalisht stadiumu i qytetit në Preshevë. Realisht rrethanat momentale janë në favor të klubit tonë por gjithashtu duhet siguruar përkrahje financiare nga Komuna e Preshevës për vitin e ardhshëm, ose në të kundërtën mundet të na vështirsohet loja jonë dhe të penalizohemi në qëllimin e shpalljes së kampion për këtë kampionat” përfundon Jakupi për PreshevaPRESS.

KF “Lugina” momentalisht përveç ekipit të rregullt, numëron mbi 120 talenta të rinj që stërviten përmes shkollës së futbollit “Lugina”. Grupet e gjeneratave U14 dhe U15 momentalisht luajnë në një ligë më lart, në atë të Rrethit të Nishit, e që është edhe synim edhe për U13.

Komuna e Preshevës deri më tani për vitin 2021 ka ndihmuar klubin e futbollit “Lugina” duke e përkrahur financiarisht nga buxheti komunal me 280 mijë dinar ose rreth 2300 euro, derisa në vitin e kaluar për KF “Lugina” nga buxheti komunal janë ndarë 600 mijë dinar ose rreth 5000 euro.

ARTIKUJT E NGJASHËM

ZYRTARE: Shtyhet ndeshja mes Man City dhe Real Madrid

PreshevaPRESS

Perisic kërkon qëndrimin te Bayerni

PreshevaPRESS

Katër fluturime dhe udhëtim 24 orësh me tren, eksperienca e çmendur e babait me të birin drejt Bakus për ndeshjen e Chelseat në Ligën e Evropë

PreshevaPRESS