PreshevaPRESS

Këshilli i Evropës fton Serbinë të fshij muralin e Ratko Mlladiq

Të premten, më 19 nëntor, raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) u bënë thirrje autoriteteve në Serbi që të heqin muralin me imazhin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç në Beograd dhe të marrin masa të rrepta kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës.


Piero Fassino dhe Ian Liddell-Grainger, raportues të APKE-së  për Serbinë, përmes një deklarate të përbashkët thanë se janë “të tmerruar nga dështimi i pushtetit, që pavarësisht vendimit të policisë komunale, të largojë muralin e vendosur ilegalisht” të Ratko Mlladiq, një ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ata shtuan gjithashtu se janë të tmerruar që policia ua ndaloi aktivistëve të Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR) që të protestojnë kundër këtij murali më 9 nëntor, për të cilën MPB-ja u arsyetua për “çështje sigurie”.

Që kur autorë të panjohur pikturuan një mural me imazhin e Mlladiqit katër muaj më parë, qytetarët e kanë gjuajtur vazhdimisht me ngjyra, por brenda pak orësh është kthyer në gjendjen e tij origjinale.

Nisma e rinjëve për të drejtat e njeriut u përpoq që më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër fashizmit, të hiqte muralin e Mlladiqit, por policia i ndaloi ata, duke shpjeguar se ekzistonte mundësia e një konflikti midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të tubimit.

Sipas deklaratës së përbashkët të dy raportuesve të APKE-së, ngjarje të tilla dëmtojnë bashkëpunimin rajonal dhe pengojnë procesin e integrimeve evropiane, rrugë në të cilën po udhëton edhe Serbia.

“Shoqëria demokratike nuk mund të jetojë në mohimin e krimeve të luftës dhe në një kulturë të urrejtjes dhe mosndëshkimit. Prandaj, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të tregojnë gatishmërinë e tyre për të luftuar me vendosmëri kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës dhe të fshijnë pa vonesa të mëtejshme muralet që glorifikojnë kriminelët e luftës”, kanë thënë Fassino dhe Lidel Granger.

Ratko Mlladiq u dënua para Tribunalit të Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit, shfarosje dhe krime të tjera lufte në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995.

Serbia është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që nga viti 2003.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Votimi në diasporë fillon të mërkurën

PreshevaPRESS

Kosova vendtakim i ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore

PreshevaPRESS

Sutanovac: Rusia thumbon Serbinë që të mbetet jashtë BE’së dhe NATO’s

PreshevaPRESS