KAMBERI PARALAJMËRON KANDIDAT TË RI TË PVD-së NË ZGJEDHJET E ARDSHME LOKALE

Kuvendi i komunës së Bujanocit gjatë ditës së djeshme ka mbajtur seancën e shtatë, me ç’rast është diskutuar mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2019. 


Kryetari i komunës, Shaip Kamberi i cili edhe ligjërisht propozon dhe elaboron rishikimin e buxhetit komunal,  ishte i pranishëm në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal. Ai ka sqaruar arsyet pse po bëhet rishikimi i buxhetit për 2019-në këtë herë para këshilltarëve komunal.

“Rebalanci apo rishikimi është një akt me të drejt ligjore. Arsye kryesore janë: 29 milionë taksa te cilat kanë qenë te parapara nga Simpo. Javën që shkoi mësuam që nuk mund të marrim taksën e Distribucionit prej 68 milionëve. 27 milionë janë nga kontestet e humbura që kanë filluar shumë kohë më parë. Pastaj kemi mjetet e pa shfrytëzuara të Trupit Koordinues dhe deri te martën besoj do të kemi mundësi të i shfrytëzojmë këto mjete nga TK-ja” – tha Kamberi.

Seanca e djeshme e Kuvendit të Bujanocit është përcjellur me debat të nxehtë mes pozitës dhe opozitës, duke mos munguar akuzat dhe kundërakuzat. Kamberi gjatë kohës kur doli të i përgjigjet opozitës në dyshimet e ngritura rreth rishikimit dhe akuzave të hedhura në drejtim të qeverisjes bëri bulike vendimin që nuk do të kandidojë më për pozitën e të parit të Komunës së Bujanocit, duke lënë të kuptohet se PVD do të kandidojë me një kandidat të ri në zgjedhjet lokale që janë të planifikuara të mbahen gjatë fillimit të vitit 2020.

“U thanë fjalë të mëdha, madje edhe hajna. Publikisht e them që ndaj tyre do te niset padia, ose le ta faktoje këtë gjë. Ata që mendojnë që janë kundër të votojnë kundër. Premtimet i kemi ne jo, ju ne e kemi për obligim dhe do ti mbajmë. Ju keni premtuar edhe fabrika në Dobrosin. Unë nuk i lejoj kurrë vetes që të kërkoj votën me premtime. Unë nuk kam plan të kandidoj për kryetar komune. Kurse kush është formal dhe i vërtet i komunës ajo shihet se shumica absolute e shqiptareve ne 2008-në është prish nga ata qe po qahen për një këshilltarë, (opozita). Pagesat e dëmeve që ja keni shkaktuar komunës me nxjerrjen e punëtorëve nga puna në kohët tuaja, e ka sjell në këtë situatë dhe që e kemi nga jashtë dhe jo nga keqqeverisja. Me dal ne Kuvend me akuzu për hajdutëri nuk mund të kaloj, sillni faktet. Të thuash që është antishqiptare dhe mos te votosh kundër e tregon qe sa politike është” – tha Kamberi nga foltorja.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu i fton partitë shqiptare në Bujanoc të nënshkruajn marrëveshje për koalicionin paszgjedhor

PreshevaPRESS

Presheva me rrethinën e saj do të mbetet pa rrymë ditën e diel

PreshevaPRESS

Kamberi kishte kërkuar që zgjedhjet të mbahen mes datës 29 shtator dhe 13 tetor të këtij viti

PreshevaPRESS