PreshevaPRESS

Fillon publikimi i rezultateve preliminare për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi uebin ku do të transmetohen të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime dhe për publikimin e rezultateve preliminare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave.


KAMENICË

Qëndron Kastrati i pari që pranon humbjen, uron LVV-në për fitoren në Kamenicë

Kandidati i PSD-së për kryetar të Kamenicës ka pranuar humbjen në balotazhin e Kamenicës.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionarët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave”, ka njoftuar Kastrati në Facebook.

GJILAN

Garë e ngushtë në Gjilan, prin Alban Hyseni ndaj Lutfi Hazirit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet preliminare të raundit të dytë në 21 komuna të zgjedhjeve lokale 2021.

Në komunën e Gjilanit, kur janë numëruar mbi 60 për qind të votave, diferenca mes kandidatëve është vetëm dhjetëra vota.

PRISHTINA

Mbi 80 për qind të votave në Prishtinë, prin Përparim Rama

Janë numëruar mbi 80 për qind e votave në kryeqytet, ndërsa vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, raporton Gazeta Express.

Deri tash, Rama ka marrë 33.094 vota, që në përqindje i bie 51.10. Ndërsa, Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje ka 48.9 për qind të votave. Dallimi mes dy kandidatëve është 1422 vota.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Drejtori i BIA’s serbe qëndron pas sulmit të Konsullatës së Kosovës në Danimarkë

PreshevaPRESS

Palmer i ashpër me Serbinë: SHBA të shqetësuara me trendet aktuale në Serbi

PreshevaPRESS

Misioni i vëzhguesve të BE-së japin detajet e monitorimit të zgjedhjeve të 6 tetorit

PreshevaPRESS