Ekspertët në Serbi rekomandojnë se duhet futur orë policore 24 orë?

Serbia ka shënuar edhe 5  viktima, gjithsej 44  dhe 148  raste të reja me covid 19, duke cuar numrin në 1624. Vendi është futur në javën e pestë të luftës kundër koronavirusit .


Ekspetët serb thonë se shtimi i numrit ka bërë që gjërat të mos jenë më në kontroll. Tani nuk dihet më se nga kush janë infektuar pacientët. Gjithcka varet nga kontaktet personale dhe mbyllja në shtëpi. Rezultatet e masave pritet të shihen nga dita në ditë.

“Sistemi funksionon dhe rregullat e sjelljes dhe protokolet janë bërë. Por, kemi patur vonesa me një pjesë dhe kemi probleme me shpejtësinë e marrjes së disa rezultateve”, tha Predrag Kon Epidemiolog.

Ekspertët rekomandojnë se duhet menduar për futjen e një ore policore 24 orë.

“Kjo mbështetet edhe nga fakti se sic duket njerëzit shfrytëzojnë kohën kur mund të dalin edhe për rekreacion. Këtu policia po u flet nga makina qytetarëve të ikin.  Ushtria ka filluar të ndërtoj edhe një spital në kryeqytet, dy javët e ardhshme, dhe shumë objekte do të renovohen për pacientët”, u shpreh Mladenoviq.

“Sapo ti përfundojmë ndërhyrjet në ndërtim, do të fillojmë ta pajisim me aparatura të nevojshme mjekësore”, tha Milan Mladenoviq.

Frika nga fakti që ky virus mund të shtrihet shumë dhe të qëndroj më gjatë ka shtyer institucionet që sallen më të madhe sportive ta kthejnë në spital. /Titulli

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lëvizja për Reforma: Mustafa një qenie e etur për pushtet dhe i gatshëm për të shkelur mbi çdokend dhe gjithçka

PreshevaPRESS

PDSH dhe PVD do të ndajnë pushtetin në Organin e përkohshëm, PreshevaPRESS mëson ndarjen e pozitave

PreshevaPRESS

Shqiptim Arifi pas emërimit të organit të përkohshëm:

PreshevaPRESS