DR.TIODOROVIC: GJENDJA NË PRESHEVË DHE BUJANOC JASHT KONTROLLIT

Gjendja epidemiologjike në rrethin e Pçinjës është e rëndëz derisa në Preshevë dhe Bujanoc është jasht kontrollit, ka thënë të mërkuren epidemiologu dhe anëtari i shtabit republikan për krizën me Covid19, Branislav Tiodorovic.


Tiodorovic, i cili të mërkuren ka qëndruar në Bujanoc dhe Vrajë, ka saktësuar për RTS gjendjen në këtë pjesë, duke thënë se situata mundë të definohet si “serioze”, përcjell Vranje News.

– Situata në Preshevë dhe Bujanoc është jashtë kontrollit pasiqë nuk ka qasje në numrin e saktë të infektuarve dhe të sëmurve nga Covid19 në popullatë. Kjo gjendje është e tillë pasiqë shumica drejtohen për trajtim në ordinanca private dhe në institucione të Kosovës.

Nga i gjithë rrethi i Pçinjës, të martën janë dërguar për tesim 163 mostra, prej të cilave 15 kanë rezultuar pozitiv, thuhet në raportimin e Vranja News.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit pritet të binjakëzohet me bashkinë e Gjirokastrës

PreshevaPRESS

Avokati Agim Kamberi emërohet prokuror i ri në Bujanoc

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës ka ndarë 31,530.00 euro për KKSH-në

PreshevaPRESS