NATO Secretary General's Special Representative for the Caucasus and Central Asia James Appathurai gave a press conference at the NATO Information Center in Armenia

DITA E FLAMURIT NË PRESHEVË SHËNOHET ME MARSH PROTESTUES

Me iniciativën e OVL të UÇPMB-së e përkrahur nga të gjitha subjektet politike shqiptare dhe Këshillat e Bashkësisë Islame, më 28 nëntor do të mbahet marsh protestues gjithëpopullor me moton “Mjaft më – Lugina do zgjidhje”.

https://www.facebook.com/luginaproteston/videos/2398828600384843/

Përfaqësues nga të gjitha subjektet politike shqiptare në koordinim me udhëheqësit e OVL në takimet konsultative janë pajtuar që marshi protestues të fillojë në ora 11:00 nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë dhe do të vazhdojë deri para objektit të komunës së Preshevës.

Sipas informatave deri te cilat ka arritur të sigurojë PreshevaPRESS, në fund të marshit para objektit të komunës së Preshevës do të lexohet një deklaratë politike me të cilën shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i drejtohen institucioneve relevante ndërkombëtare të akredituara në Beograd, udhëheqësve shtetërorë të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë me kërkesa konkrete për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të njejta burime konfirmojnë se në protestë nuk do të marrin fjalën përfaqësues të partive politike.

Diskriminimi i vazhdueshëm shtetërorë ndaj shqiptarëve të kësaj treve duket të jetë bërë arsyeja që në 107 vjetorin e shtetit dhe flamurit shqiptar, pikërisht në ditën kur shqiptarët anembanë botës do të jenë në festë, Lugina e Preshevës t’a shenojë me protestë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu i fton partitë shqiptare në Bujanoc të nënshkruajn marrëveshje për koalicionin paszgjedhor

PreshevaPRESS

Presheva me rrethinën e saj do të mbetet pa rrymë ditën e diel

PreshevaPRESS

Kamberi kishte kërkuar që zgjedhjet të mbahen mes datës 29 shtator dhe 13 tetor të këtij viti

PreshevaPRESS