DEGA E APN-së NË BUJANOC DALIN NË MBROJTJE TË FILMIT “KUFIRI BALLKANIT”

Fismir Jahiu nga dega e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc ka reaguar ndaja deklaratave të kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq lidhur me shfaqjen apo mosshfaqjen ndaj filmit “Kufiri Ballkanik” në shtëpinë  e kulturës në Bujanoc.

“Fillimisht Stankoviq të lajmëroj se cilat masa janë ndërmarr ndaj Marko Gjuriq për fyerjet që i bëri popullit shqiptar në komunikatën e fundit. Qeveria e Serbisë qenka ngritur për të mbrojtur lirinë e komunitetit artistik, kjo qeveri që bëri propagandë për filmin “Teret” ende pa u shfaqur duke e quajtur “ Anti-Serb”, qeveri paragjykuese. Pastaj kërkesa vjen nga një Trup qe duhet të shuhet urgjentisht pasi nuk plotësoj asnjëherë qëllimin e ekzistimit tij”, ka shkruar Jahiu në facebook.

Përkundër ndalesës që  i është bërë është shfaqjes së këtij në filmi në shtëpinë  e kulturës në Bujanoc, Jahiu është shprehur se  filmi duhet të shfaqet pavarësisht se është film i dështuar.

“Filmi duhet të shfaqet jo se e kërkon qeveria, por se ne jemi të hapur. Për fund kam një kërkesë për të gjithë ju që kërkuat nga drejtori që filmi të mos shfaqet, e tash ikni, mbështeteni drejtorin. Mos lejoni që paragjykuesi të ju akuzoj për paragjykime”, ka shkruar Jahiu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kamberi e Lutfiu në Bruksel, takojnë emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit pritet të binjakëzohet me bashkinë e Gjirokastrës

PreshevaPRESS

Avokati Agim Kamberi emërohet prokuror i ri në Bujanoc

PreshevaPRESS