Foto: N1

BËRNABIQ: NESËR MBLEDHJA E SHTABIT TË KRIZAVE, DISKUTOHET KRYESISHT RRETH VAKSINIMIT

Seanca e Shtabit republikan për parandalimin e pandemisë me shumë mundësi do të mbahet të martën, njoftoi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.


“Të martën, do të diskutojmë temat aktuale, para së gjithash përsëri dhe përsëri dhe përsëri në lidhje me vaksinimin dhe çfarë tjetër mund të bëjmë,” tha Ana Bërnabiq për TV Pink të dielën në mbrëmje.

Ajo tha se shumë vende e shkurtojnë periudhën mes rivaksinimit dhe dozës së tretë nga gjashtë muaj në pesë, e cila do të diskutohet sot në takimin e Organit Kombëtar të Imunizimit.

Duhet kujtuar se kryeministrja Bërnabiq deklaroi të shtunën se situata epidemiologjike është “katastrofike”, por ajo nuk beson në masat kufizuese dhe ndërhyrjen e shtetit për të zbatuar vaksinimin.

ARTIKUJT E NGJASHËM

‘Diskriminim i shqiptarëve’-Deputetja e PE: Stop pasivizimit të adresave në Preshevë

PreshevaPRESS

Mbahet mledhja e parë e Organit të përkohshëm në Preshevë

PreshevaPRESS

Besa Asllani bëhet e para e PVD-së, që merr post udhëheqës pas Mustafës së PDSH-së

PreshevaPRESS