PreshevaPRESS

Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar i PD-së

21:45 Mblidhet kryesia e PD-së, disa deputetë dalin kundër vendimit të Bashës (Debatet)

Kryedemokrati, Lulzim Basha pas vendimit për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, ka thirrur në selinë blu grupin dhe kryesinë e madhe të Partisë Demokratike.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se deputetët Flamur Noka dhe Bujar Leskaj i kanë dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha i ka thënë se këtë vendim nuk e ka dakordësuar fare me Berishën, ndërsa Noka teksa ka renditur të gjitha arritjet e ish-kryeministrit është shprehur se me këtë vendim po mohohet historia e PD-së.

Pjesë nga diskutimi:

Lulzim Basha: Këtë vendim nuk e kam dakordësuar me Berishën.

Bujar Leskaj: Ky vendim është i gabuar.

Flamur Noka: Me këtë vendim po mohojmë historinë e Partisë Demokratike.

21: 20 • Topalli i del në krah Berishës, thirrje demokrateve: Përjashtoni Lulzim Bashën!

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar ashpër menjëherë pasi Lulzim Basha vendosi të njoftojë përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Topalli thotë se vendimi i Bashës i soli ndër mend diktatorin Enver Hoxha, ndërsa i bën thirrje demokratëve që të përjashtojnë Lulzim Bashën si e keqja më e madhe e PD-së.

Nga Jozefina Topalli

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!
Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demonratike!

Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.
Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike .
Cdo dite , qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.
Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.
Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.
Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.
Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.
Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.
Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.
Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.
U bene kaq vite qe ia them demokrateve.
Po e perseris edhe sot.
Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.
Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.
Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.
Kete e ka deshmuar ne vite.
Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.
Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.
Prap e konsideron vehten mbi ligjin.
Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.
Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.

21:15 • Nishani: Basha të japë dorëheqjen, nuk është legjitim

Ish-presidenti Bujar Nishani, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Nishani thekson se Basha me këtë vendim ka dhunuar procesin zgjedhor në PD, duke shtuar se duhet të jepte dorëheqjen.

“Basha nuk kishte të drejtë të përjashtojë Berishën, pa e mbështetur në rregulla. Basha ka marrë votat e demokratëve, me Berishën në listë. Ka përjashtuar Berishën nga PD pa respektuar asnjë nen të PD-së, ai ka praktikisht ka dhunuar procesin zgjedhor. Dakord se Basha ka marrë vendim që të përjashtojë Berishën, por kush forum e mori këtë vendim? Basha duhet të japë sot dorëheqjen, nuk është legjitim në krye të PD-së. Duhet të japë dorëheqjen se ka përdhosur institucioneve të PD-së. Anëtarët e PD të nisin procedurën për shkarkimin e Bashës, Partia Demokratike nuk mund të ketë në krye një klepto-rilindas”, deklaroi Nishani.

21:05 • Berisha i kundërpërgjigjet Bashës: Vendimi është nul! Dorëzove sovranitetin e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, pas vendimit të SHBA për shpalljen non grata të tij.

Në një lidhje live në Syri.net, Berisha kundërshtoi vendimin e Bashës dhe tha se ai ka shkelur çdo procedurë apo ligj.

Berisha: PD nuk mund të ketë kurrë një forcë politike deputetëve t’i caktojë cilido vend tjetër në botë se këtu merr fund gjithçka. PD i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike. Unë kuptoj presionin e madh që Rama dhe protezha e tij kanë arritur të realizojnë ndaj Bashës, por njeriu i cili ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare në PD.

Për të marrë një vendim të tillë Basha duhet të mblidhte kongresin e PD të ndryshonte statutin, të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave dezinjohen non grata nga SHBA apo tjetër vend. Ky nen nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojnë pa transparencën.

Në këtë kontekst ai për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim që është nul se është vendim i tij dhe asnjë forumi të PD, por nuk është ky thelbi. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD. Shqipëria me këtë rast ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin dhe të jetë opozitë e pavarur e interesave publike.

Kam komunikuar sot me Bashën dhe i kam thënë këto që po ju them ju. E dija që ai ishte në presion, por nuk mendoja se ai duke mos respektuar asnjë lloj rregulli do shpallte një vendim të tillë persona.

20:28 • Lulzim Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar i PD-së

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekratarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një deklaratë për shtyp Basha tha se “për të shmangur çdo keqkuptim deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të çështjes në rrugë gjyqësore, Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD”, tha ai.

Kryedemokrati u shpreh në hyrje të fjalës së tij se shpallja” non grata” e Berishës ishte një nga momentet më të vështira për të.

“Ky, ishte një nga momentet më të vështira për mua, si kryetar i Partisë Demokratike, si demokrat, si njëri prej jush, por edhe si një bashkëpunëtor i afërt prej vitesh i z. Berisha.”, tha Basha.

Teksa tha se e mbështet të drejtën e Berishës për të kërkuar transparencën për vendimin e DASH, z. Basha nënvizoi se rrugëtimi i “Sali Berishës në politikë nuk ndahet nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj”

Pas vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar janë thirrur në mbledhje anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë në “Now” me Erla Mëhillin se në rast se do përjashtohej nga grupi parlamentar, siç dhe ndodhi sot, ai do bënte gjithçka për ta kthyer PD-së në vlerat e saj të dikurshme.

Më 19 maj Sekretari i DASH Blinken e shpalli Berishën “non grata” në SHBA për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”.

Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike e ka konsideruar vendimin të pabazuar në prova dhe të motivuar politikisht. Për këtë, më 5 gusht ai tha se e ka paditur për shpifje Blinkenin në Gjykatën Korreksionale të Parisit.

Prej muajit korrik, SHBA ka kërkuar, përmes ambasadës në Tiranë, distancimin e PD-së nga Berisha dhe tërheqjen e këtij të fundit nga mandati i deputetit.

Përveç ish-kryetarit të PD-së, DASH ka shpallur deri më sot “non grata” për korrupsion ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kryetarin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe ish-deputetin Tom Doshi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Haradinaj: Demokracia dhe vullneti i qytetarëve, mund t’ia përcaktojë secilit lider të ardhmen politike

PreshevaPRESS

Një listë çështjesh të papërfunduara e presin qeverinë e re

PreshevaPRESS

Kosovë: Komandanti i luftës që pësoi debakël pasi ndërroi LDK-në për PDK-në

PreshevaPRESS