SHPALLET VENDIMI ME ORGANIZATAT JOQEVERITARE QË KANË PËRFITUAR FINANCIM NGA KOMUNA E PRESHEVËS

Siç edhe ka raportuar PreshevaPRESS, sot pas mbledhjes së Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, është publikuar vendimi për projektet e organizatave joqeveritare që do të i financojë Komuna e Preshevës.


Sipas vendimit, përfituesit e projekteve me të cilat nga mjetet e buxhetit të komunës së Preshevës, ndahen mjete për financimin e projekteve në lëmin e shoqatave të qytetarëve, organizatave tjera joqeveritare dhe organizatave sportive me konkursin e shpallur për financimin e programeve vjetore dhe programin e shoqatave me seli në teritorin e komunës së Preshevës do të financohen projektet e 22 organizatave joqeveritare, derisa 21 projekte të tjera janë refuzuar.

Lista e projekteve që Komuna e Preshevës ka zgjedhur të i përkrahë:

1. Projekti “Zhvillimi i futbollit në komunën e Preshevës”  i shoqatës – klubi futbollistik KF ”Lugina” nga Presheva, me vlerë prej 280,000.00 din.

2. Projekti “Jeto Shëndetshëm- Forca është në ty” i organizatës INEP nga Zhunica – Preshevë, me vlerë prej 230,000.00 din.

3. Projekti “ Kultura na Bashkon ” i shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” nga Presheva, me vlerë prej 100,000.00 din.

4. Projekti “Pjesmarrja e klubit në ligën ndër Rajonale të Leskocit” të shoqatës klubi volejbollit “FLAKA” nga Presheva, me vlerë prej 180,000.00 din.

5. Projekti “Udhëheqja sfiduese tradicionale – fuqizimi i grave” – Kërko të Drejtën Tënde” Preshevë, 80.000,00din

6. Projekti “Informimi i nxënësve rreth masave mbrojtëse kundër Pandemis Covid 19”), – “Mjekësia në shkollë” Preshevë, 260,000,00din.

7. Projekti: “Konferencë shkencore, Zejtari dhe tregëtia në Luginë të Preshevës, shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore , Preshevë, 80,000,00 din.

8. Projekti “Dhoma Senzorike për integrimin senzoromotorik te fëmijët autik” – Qendra për edukim, rehabilitim dhe avancim “ERA” Preshevë, 80,000,00din.

9. Projrkti “Zhvillimi i futbollit për gjininë femërore në Preshevë”-
OJQ, K.F.F.Presheva, Preshevë, 80,000,00din.

10. Projekti “Rrethi rinor” – OJQ “Dituria”, Preshevë, 80,000,00din.

11. Projekti “Fabrika” OJQ Livrit, Preshevë, 200,000din.

12. Projekti “Sh.S.F.V.FC Lindorët” OJQ Lindorët, Preshevë, 110,000din.

13. Projekti “Përparimi i bletarisë” – shoqata e bletarisë “Bleta”,
Preshevë 100,000 din.

14. Projekti “Trajnimi dhe edukimi i infermierëve të rinj të Luginës”- shoqata e infermierve , Preshevë, 50,000din.

15. Projekti “Zhvillimi dhe kultivimi i vlerave muzikore kombëtare shqiptare në Luginë”- SH.K.A Presheva, 80,000din.

16. Projekti “Avancimi i kategorisë së shurdhëmemecëve”- shoqata e shurdhëmemecëve GALEB Preshevë; 80,000din.

17. Projekti “Ngritja e kapaciteteve të të rinjëve në ndërmarrësi”– Vizioni për zhvillim dhe kooperim, Preshevë; 80.000,00din.

18. Projekti “Vlera e Body-Building-ut dhe Fitness-it për ruajtjen e trupit dhe mendjes së shëndoshë ” – Organizata
sportive “Keka” Preshevë; 250.000,00din

19. Projekti “Për një të ardhme më të mirë ”- OJQ “Be Fit Pres” Preshevë, 230.000,00din

20. Projekti “Barazia gjinore përmes ekranit ” – OJQ “Shtigjet Rinore” Preshevë, 230.000,00din

21. Projekti “Organizimi i kontrollimit të pacientëve nëpër fshatra në Malësinë e Preshevës ” – OJQ, “Mejekët e Luginës” Preshevë; 100.000,00din

22. Projekti  “Ylli Polar” – Forumi Rinor Rahovica” Preshevë – përkrahet me shumën prej 40,000.00 din.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Qeveria e Kosovës ka ndarë 31,530.00 euro për KKSH-në

PreshevaPRESS

KKSH themelon Komisionin për vlerësimin e projekteve arsimore, përkrahet edhe nga opozita

PreshevaPRESS

Dokument / Moskordimi brenda PVD-së ishte shkaku i dështimit të seancës së KKSH-së të shtunën e kaluar

PreshevaPRESS